Për shkak të reshjeve të pandërprera të borës, rrugët e kryeqytetit janë vështirë të qarkullueshme për automjetet.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, iu ka bërë thirrje ngasësve që të kenë kujdes dhe të ndjekin rregullat gjatë vozitjes në këtë periudhë të vështirë, duke pasur parasysh se po bie vazhdimisht borë.
“Edhe pse Kryeqyteti po punon pa ndërprerë për të pastruar rrugët është e rëndësishme që të kujdesemi për sigurinë tonë dhe të tjerëve”, ka shkruar Rama në Facebook, ku ka postuar dhe disa fotografi.
“Ju lutem kujdes, ruani distancën e sigurt në rrugë”.
Për çdo rast rreziku, qytetarët mund të raportojnë në Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 122 33 ose 0800 122 44