Bora ka mbuluar Kosovën, ashtu siç kishin paralajmëruar meteorologët ditë më parë. Në kryeqytet, reshjet e borës po vazhdojnë që nga mëngjesi.
Sipas “Mendimi për motin”, periudhat me shi e borë pritet të na përcjellin edhe gjatë javëve të ardhshme.
“Pas të reshurave nga mesi i javës vijuese, duke kaluar në ditën e parë të dhjetorit, priten intervale me diell, por se nuk paraqiten kushte për të reshura. Maksimalet sërish pësojnë rënie nga 5C të martën, deri në 0C e 2C, ndërkaq ato minimale deri në -6C. Nga fundjava e ardhshme, sërish mundësi për të reshura shiu, që me rënie të temperaturave, shndërrohen në reshje bore. I ndryshueshëm mbetet moti në javën e parë të dhjetorit, pas datës 4, me mundësi për shi e borë. Maksimalet shkojnë deri në 4C e 5C, derisa ato minimale mbesin nën 0C”, thuhet në njoftim.