Bora zbardh Gjirokastrën dhe Korçën, rrugët me probleme

Prishtinë | 09 Jan 2019 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Gjirokastra është zgjuar  e zbardhur nga dëbora. Trashësia e borës ka arritur rreth 2 cm në qytet, ndërsa reshjet e borës vazhdojnë ende.

Raportohet se akset nacionale Gjirokastër-Kakavijë të bllokuara dhe asnjë borepastruese nuk ndodhet në  terren.

Reshjet e borës kanë përfshirë edhe qarkun e Korçës. Të gjitha akset janë të kalueshme vetëm me zinxhirë . Reshjet kanë arritur trashësinë 10 cm, ndërsa zonat malore 20 -25 cm.

Akset janë të kalueshme me vështirësi dhe zinxhirë për shkak të temperaturave tepër të ulëta dhe akullit në rrugë.

Në Lushnje temperaturat janë regjistruar mbi 2 Gradë Celsius gjatë natës, nuk ka ngrica dhe probleme në rrugë./syri.netf

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme