Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës Besnik Tahiri, ka folur pas situatës së rënduar shëndetësore dhe ekonomike në Kosovë, pasojë e Pandemisë globale Covid 19.
Tahiri thotë se Fokusi i Qeverisë së Republikës së Kosovës është Menaxhimi i Pandemisë Covid 19 me sa më pak dëme dhe të prekur që është e mundshme, e ku rol jetik luan edhe vet sjellja e qytetarëve si dhe rimëkëmbja ekonomike. Këto dy prioritete sipas Tahirit shkojnë paralel në orientimet qeveritare.
Tahiri thotë se në këto kohë qeveritë e mençura dhe qytetarët e ndërgjegjshëm ja kalojnë fjalë ekspertëve. Nuk ka vend e kohë për politikbërje.
“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe krejt ne jemi orjentuar në dy prioritete. Menaxhimi i situatës pandemike me sa më pak dëme shëndetësore dhe miratimi i buxhetit e ku fokusi është rimkëmbja ekonomike. Unë jam i bindur dhe po punojë në atë drejtim që qeverisja koorporative të kthehet në funksion të zhvillimit. në këto kohë qeveritë e mençura dhe qytetarët e ndërgjegjshëm ja kalojnë fjalë ekspertëve. Nuk ka vend e kohë për politikbërje. Ne duhet të dalim nga kjo gjendje e krijuar me Covid 19.”-tha Tahiri.
Numri dy i Qeverisë së Vendit Besnik Tahiri i cili ditë më parë i solli Kosovës një mbështetje prej gjysëm milion maskash dhe mjete tjera anti-Covid nga Jordania ka folur edhe për gjendjen shëndetësore të kolegëve të tij kryeministrit Hoti dhe zv/kryeministrit Selmanaj, pasi kanë rezultuar me Covid 19.
“Me të dy jam në kontakt permanent. Janë mirë me shëndet dhe bashkëshirt po shtyejmë agjendat. Që të dy janë në vetizolim duke respektuar rekomandimet mjekësore. z.Hoti dhe z.Selmanaj janë bashkëpunues dhe funksionojmë edhe nga vetizolimi derisa unë jam në terren dhe shëndeti im deri këtu mbetet i paprekur. Ju urojë shërim të shpejtë kolegëve dhe të gjithë qytetarëve të prekur nga Covid 19.”-tha Tahiri.
Me këtë rast zv/Kryeministri Tahiri ka lutur qytetarët që të respektojnë edhe thirrjet e autoriteteve komunale respektive në raport me zhvillimet e Covid 19.
‘Autoritetet komunale janë dora e parë e takimit qytetarë-shtet. Ata i dijnë mirë specifikat e situatës konkrete në zonat e veta. Andaj lus qytetarët ti respektojnë seriozisht thirrjet e tyre dhe tua lehtësojnë veprimin që drejtpërdrejt lidhet me shëndetin e tyre, shëndetin tonë.”-shprehet ai.
Tahiri u pyet edhe për shkarkimet e sotme të katër bordeve të përkohshme të emeruara nga Qeveria Kurti të ndërmarrjeve publike në Kosovë dhe emërimet e të njejtave me perosna tjerë nga ana e kryeministrit Hoti, për çfarë ky i fundit u kritikua se janë emëruar militantë të LDK-së.
“Janë votuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Nuk janë vendime të kryeministrit Hoti siç u komentua sot nga qarqe të ndryshme. Personalisht nuk mendoj se këto shkarkime e emërime kanë të bëjnë me hatër-mbetje në raportin Hoti-Kurti siç po e thoni. Nuk janë veprime këto në natyrën e kryeministrit Hoti dhe poashtu as unë dhe Aleanca nuk do lejonim që të ndodhte agjendë politike me borde. Ideja është që të kemi koncept zhvillimor. Në këtë kuadër konceptin zhvillimor e profesional përfaqëson aty edhe ministri Kuçi. Qeveria është duke funksionuar, jemi në komunikim online për të gjitha çështjet qëverisëse për vendin.”-tha Tahiri për ‘RADIO 1’