Bordi drejtues i Atletico Madridit merr vendim përfundimtar mbi transferimin e Alvarezit te Barcelona

Prishtinë | 27 Gus 2026 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Bordi drejtues i Atletico Madridit ka dhënë mbështetje unanime për vendimin për të mos negociuar me Barcelonën transferimin e sulmuesit argjentinas, Julian Alvarez.

Atletico Madrid ka bërë të qartë se Alvarez nuk është në shitje për Barcelonën, duke konfirmuar qëndrimin e klubit për të mos nisur asnjë negociatë me gjigantin katalunas.

Në një komunikatë, Bordi i Drejtorëve ka shprehur mbështetje të plotë për vendimin e klubit, duke theksuar se Barcelona nuk i ka përmbushur kërkesat e Atletico Madridit për një proces “profesional, etik dhe respektues”.

Klubi madrilen gjithashtu pret që Alvarez ta kuptojë vendimin dhe të vazhdojë të jetë i përqendruar te objektivat e skuadrës.

“Anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Atletico de Madrid kanë shprehur unanimisht mbështetjen e tyre absolute për vendimin e klubit për të mos negociuar transferimin e Julian Alvarez te FC Barcelona”.

“Anëtarët e Bordit të Drejtorëve pranojnë se “Atletico de Madrid është i hapur për negociata standarde të tregut të transferimeve kur kryhen në një mënyrë profesionale, etike dhe respektuese. Ne mbështesim plotësisht qëndrimin e komunikuar më parë të klubit se FC Barcelona nuk arriti të përmbushë këto kërkesa dhe, si rezultat, nuk do të ketë asnjë negociatë dhe nuk ka asnjë konsideratë për një transferim të Alvarez te Barcelona”.

“Atletico de Madrid beson se lojtari ynë do ta kuptojë vendimin dhe do të mbetet i përqendruar në ndihmën e klubit për të arritur qëllimet e tij, ashtu siç ka bërë gjatë dy sezoneve që ka mbrojtur ngjyrat tona”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Të ngjashme