Për kujt i takon terreni vendas në ndeshjen e parë finale të Trepçës dhe Pejës është diskutuar edhe në takimin e sotëm të Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Ky bord ka shqyrtuar edhe kërkesën e KB Pejës për mbrojtje të ligjshmërisë.
Bordi i FBK-së vlerëson se Vendimi i Komisionit Arbitrar i datës 01.05.2023 nuk ka bërë shkelje materiale të Propozicioneve të Garave apo akteve tjera normative të FBK-së, raporton Klankosova.tv.
“Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka pranuar kërkesën nga KB Peja për mbrojtje të ligjshmërisë para Bordit të FBK-së, kërkese e cila konsideron se vendimi i Komisionit Arbitrar i datës 1.05.2023 ka bërë shkelje materiale të akteve normative të FBK-së, gjegjësisht të Propozicioneve të Garave për Kategoritë Seniore”, thuhet në vendimin e tyre.
“Me këtë rast, pas shqyrtimit të kërkesës së KB Peja, Bordi i FBK-së ka konstatuar se Vendimi i Komisionit Arbitrar i datës 01.05.2023 nuk ka bërë shkelje materiale të Propozicioneve të Garave apo akteve tjera normative të FBK-së”.
Ndryshe, se kujt i takon terreni vendas në ndeshjen e parë ka bërë bujë dje e sot, pasi njëherë Trepça pastaj Peja e mori primatin e takimit të parë. Kjo gjë u sqarua më në fund sot, nga FBK-ja që vendosi se ndeshja e parë do të luhet në “Minatori”, nesër, me fillim nga ora 20:00.
Në lidhje me këto paqartësi të krijuara në dy ditët e fundit, kjo federatë nuk ka dhënë sqarime. /Klankosova.tv.