Bordi i “Liria Ka Emër” ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për medie pas djegies së billbordit të kësaj fushate në Graçanicë, raporton Ekonomia Online.
Eliza Hoxha, pjesë e bordit tha se asnjë veprim i tyre nuk ka pasur për synim paragjykimin e komuniteteve.
Sipas saj, me mesazhet e vendosur në billborde nuk kanë synim të cenojnë idenë e askujt brenda vendit.
“Ne nuk bëjmë veprime duke paragjykuar komunitetet, prandaj po flasim për liri dhe sllogani i kësaj platforme e thekson se është parim universal, dhe nuk besoj që cenohet ideja e askujt, brenda territorit ne po flasim për liri”.
“Ajo çka është e rëndësishme ne nuk kemi vendos banera sepse nuk kemi pas mundësi, por njerëzit janë bashkuar vet”.
“Për ne është me rëndësi se kujt i pengon liria e Kosovës dhe pse dhe aktorët që kanë luftuar për Kosovën, në shumicën e rasteve instrumentalizohet gjithçka që ka të bëjë me serbët në Kosovë”.
Kurse, Ismail Tasholli ka thënë se ka thënë se kryetari i Graçanicës është vetëm zmadhues i Beogradit.
“Mëngjesi i sotëm ka zbardhur me një ngjarje që ka lënduar vlerën më të lartë që ka Kosova, ku është djegur qëllimisht baneri dhe liria nuk duhet t’i pengojë askujt”.
“Ne besojmë që ky akt vandal vjen nga Beogradi të cilit i ka penguar lufta e Kosovës për liri. Rreth idesë së lirisë duhet të jemi të bashkuar dhe platforma do të vazhdojë duke treguar rrugën e lirisë ku ka arritur Kosova”.
Baneri do të vendoset sërish në vendin e njëjtë, ku është dëmtuar në orët e para të mëngjesit.