Bordi i Odës Ekonomike Amerikane takon Gabriel Escobarin, i japin përkrahje Ballkanit të Hapur

Prishtinë | 15 Dhj 2022 | 17:08 | Nga Ekonomia Online

Zëvendës-ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështjet Evropiane, Gabriel Escobar, ka takuar anëtarët e Bordit të Guvernatorëve të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë

Sipas një komunikate të Odës Amerikane, zëvendësndihmës sekretari Escobar, përsëriti përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të përkrahur integrimin euroatlantik të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, ashtu si edhe integrimin ekonomik të tregjeve rajonale.

Përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, nga ana e tyre, prezantuan para Escobarit, i cili njëherit është edhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanit Perëndimor, qëndrimin e Odës Amerikane në mbështetje të normalizimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe të gjitha iniciativave për tregun e përbashkët rajonal, si Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit.

“Udhëheqësit e Odës Amerikane shprehën shqetësimet e tyre lidhur me tensionet në rajon, si pengesë për aftësinë e Kosovës për të tërhequr investime”, theksohet në një komunikatë shtypi.

Të ngjashme