Bordi i Paqes: Kosova do t’i japë mbështetje të rëndësishme Planit 20 pikësh të Trump për Gazën

Prishtinë | 07 Sht 2026 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Kosova është përfshirë zyrtarisht në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) për Gazën.

Pas Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), edhe “Board of Peace” ka konfirmuar pjesëmarrjen e Kosovës në këtë forcë.

Sipas njoftimit, në një ceremoni të mbajtur në Prishtinë, përfaqësues të Republikës së Kosovës, “Board of Peace” dhe ISF-së kanë nënshkruar Marrëveshjen e Shtetit Pjesëmarrës, përmes së cilës formalizohet përfshirja e Kosovës në këtë mision.

“Board of Peace” ka bërë të ditur se Kosova do të ofrojë mbështetje për misionin, i cili synon zbatimin e Planit 20-Pikësh të Paqes për Gazën, të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Marrëveshja shënon zyrtarizimin e rolit të Kosovës në përpjekjet ndërkombëtare për stabilizimin e situatës në Gaza.

Të ngjashme