Bordi i Përkohshëm dhe aksionari vlerësojnë lartë performancën e KEK-ut

????????????????????????????????????
Prishtinë | 25 Sht 2020 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Me autroizimin e lëshur nga z. Blerim Kuqi, Minister i MEA, në pajtim me dispozitat e Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe Ligjit për Shoqëritë Tregtare, në Korporatën Energjetike të Kosovës KEK sh.a. është mbajtur mbledhja e përgjithshme vjetore e aksioanarit, kjo mbledhje përbën takimin më të rëndësishëm të korporatës në të cilin shqyrtohen dhe miratohen dokumente të rëndësishme dhe strategjike për ndërmarrjen.


Në këtë takim janë miratuar Raporti i Auditorit të pavaruar për pasqyrat fianciare në fundvit 2019 dhe letrës së menaxhmentit si dhe Raporti Vjetor 2019. Po ashtu u shqyrtua performanca e menxhmentit për periudhën e njejtë.


Për më tepër, aksionari ka vlerësuar faktin që korporata edhe këtë vit, si tash e disa vite, pranon një raport të auditorit pa kualifikime, ndërsa që u përsërit kërkesa për adresim të qeshtjeve të theksuaura në raport. 


Bordi i Përkohshëm dhe përfaqësuesit e aksionarit u zotuan për mbështetje të vazhdueshme të menaxhmentit, por njëkohësisht kërkuan shtim të përpjekjeve për tejakalim të pengesave dhe vështirësive aktuale dhe vazhdimin e trendit të performncës së mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme