Është mbajtur mbledhja e parë e Bordit të Drejtorëve të sapo zgjedhur në KRU “Gjakova”.
Me prezencën e UD. Kryeshefit Ekzekutiv Visar Hasi si dhe menaxhmentit të lartë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, u zhvillua mbledhja e parë e Bordit të Drejtorëve në përbërje të; Urim Gashi-kryesues; Arianeta Nura- anëtare; Vildane Maloku-anëtare dhe Jeton Haxhijaha-anëtar.
Emërimi i Bordit të Drejtorëve është bërë pas skadimit të mandatit të anëtarëve të Bordit të Përkohshëm të kësaj ndërmarrje, në përputhje me legjislacionin në fuqi për ndërmarrjet publike.
Bordi i sapo zgjedhur në Ndërmarrjen Publike KRU “Gjakova” SH.A, shërben në cilësinë e Bordit të Drejtorëve me mandat sipas nenit 43, paragrafi 4 të Ligjit Nr.03\L-087 për Ndërmarrjet Publike.