Bordi i Radio Televizionit të Kosovës njofton se brenda afatit kohor të përcaktuar në konkurs, ka pranuar 16 aplikacione për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.
Sipas procedurave përkatëse ligjore, hapja e zarfeve dhe përpilimi i listës do të bëhet brenda afatit prej tetë ditësh.
Bordi i RTK-së do të njoftojë me kohë dhe në mënyrë transparente mbi të gjitha proceduat dhe ecurinë e procesit të konkursit. Gjithashtu i gjithë procesi i vlerësimit do të jetë transparent dhe ftohen organizatat e shoqërisë civile që ta monitorojnë procesin e vlerësimit të kandidatëve.