Bordi i RTK-së nuk arriti të emërojë ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm

Prishtinë | 29 Tet 2024 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës mbajti sot mbledhje të jashtëzakonshme për të emëruar ushtruesin e detyrës së drejtorit të Përgjithshëm, ku me gjashtë vota për dhe një votë kundër, nuk arriti të emërojë ushtruesin e detyrës së Drejtorit të përgjithshëm të RTK-së.

Pas dorëheqjes së fundit të zëvendësdrejtorit të përgjithshëm, z. Adi Krasta, RTK ka mbetur pa udhëheqësin kryesor të menaxhmentit. Sipas Ligjit të RTK-së, Drejtori i përgjithshëm  ndër të tjera menaxhon veprimtarinë e RTK-së, duke marrë vendime për çështjet e organizimit, financave dhe pagave sipas kritereve të përcaktuara nga Bordi i RTK-së, si dhe përfaqëson RTK-në brenda dhe jashtë vendit, etj.

Nëpërmes një njoftimi për medie, Bordi thotë se me seriozitet të lartë do të shqyrtojë të gjitha mundësitë ligjore dhe institucionale për të gjetur një zgjidhje që të sigurojë funksionimin menaxherial të RTK-së, në përputhje me rregullativën ligjore.

Të ngjashme