Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë nuk e publikoi vendimin për çmimin e rrymës në mbledhje, por vetëm paralajmëroi se më vonë do të jepet një kumtesë, raporton Ekonomia Online.
Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në mbledhjen lidhur me tarifat e energjisë elektrike për vitin 2025 bëri të ditur se përmes një komunikate do të njoftojnë se a do të aprovohet vendimi.
Anëtari i ZRrE-së, Petrit Pepaj, tha se janë pranuar aplikacionet nga KOSTT, KEDS dhe KESCO.
Ai shtoi se janë pranuar 399 komente nga qytetarë, institucione dhe palë të tjera dhe se janë zhvilluar diskutime konstruktive me përfaqësues të ndryshëm.
“Përshtatjet e rregullta janë komponente thelbësore në përcaktimin e çmimeve, të cilat mundësojnë rishikimin e të hyrave për të reflektuar ndryshimet mes vlerave të parashikuara dhe atyre të realizuara të kostove, veçanërisht atyre që janë jashtë kontrollit të ndërmarrjeve të rregulluara.
Në perputhje me mandatin ligjor të përcaktuar në Ligjin për Rregullatorin e Energjisë dhe në përputhje me Rregullën për Përcaktimin e Çmimeve, procesi i Përshtatjeve të Rregullta ka filluar në dhjetor të vitit 2024, pëemes letrës inicuese nga ZRRE-ja, në të cilën është përshkruar edhe orari i këtij procesi.
Në përputhje me afatet kohore, më 30 janar 2025 kemi pranuar aplikacionet për Përshtatje të Rregullta nga KOSTT, KEDS dhe KESCO. Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të këtyre aplikacioneve, ZRRE-ja ka përgatitur Raportin Konsultativ, i cili është vendosur për konsultim publik më 14 mars 2025.
Gjatë periudhës së konsultimit publik kemi pranuar rreth 399 komente nga konsumatorët. gjithashtu komente kemi pranuar nga Zyra e Presidentes së Kosovës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, shoqëria civile, Sindikata e Punëtorëve te Elektrokosovës, nga biznese, si dhe nga ndërmarrjet KOSTT, KEDS, KESCO dhe Elektrosever. ZRRE-ja ka kërkuar të zhvillojë takim edhe me grupin e iniciativës qytetare “Asnjë cent më shumë”, por nuk kemi marrë përgjigje pozitive për takim. Në të gjitha këto takime janë zhvilluar diskutime konstruktive, ku janë sqaruar shkaktarët kryesorë të përshtatjeve dhe mandati ligjor i ZRRE-së për sa i përket përcaktimit të çmimeve si dhe janë dhënë përgjigje dhe sqarime të detajuara për secilin koment të pranuar, duke u diskutuar ndaras me secilën palë të përfshirë në proces. Raporti, së bashku me komentet dhe përgjigjet përkatëse ndaj tyre, është dorëzuar në Bord për shqyrtim.
Po ashtu Pepaj, ZRRE ka trajtuar me kujdes të gjitha komentet, por mbetet e obliguar të vendosë tarifa bazuar në kosto të arsyeshme, ndërsa çështjet sociale i përkasin Qeverisë, sipas Ligjit për Rregullatorin e Energjisë.
Raporti, së bashku me komentet dhe përgjigjet përkatëse ndaj tyre, është dorëzuar në Bord për shqyrtim për vitin 2025, duke theksuar ndikimet negative në buxhetin familjar, standardin e jetesës dhe çmime të tjera, për shkak të vështirësive ekonomike, inflacionit dhe të ardhurave të uléta. Ata gjithashtu kanë krkuar transparencé më të madhe dhe perfshirje më te gjere ne konsultimet publike. Ne shprehim mirekuptim te plotë për shqetësimet e ngritura dhe të gjitha komentet jane trajtuar me kujdes. Megjithatë, ZRrE, në perputhje me Ligjin per rregullatorin e Energjise, eshtë e obliguar te percaktojë tarifat bazuar ne kosto të arsyeshme dhe jo ne gjendjen sociale të konsumatorëve – kjo e fundit mbetet pergjegjësi e Qeverisë, sipas nenit 50 të ligjit per rregullatorin e energjise
Me 5 vota për aprovohet shqyrtimi i propozimit per aprovimin e te Hyrave te Lejuara Maksimale per OST/OT, shqyrtimi i propozimit per aprovimin e te Hyrave te Lejuara Maksimale per OSSH, shqyrtimi i propozimit per aprovimin e te Hyrave te Lejuara Maksimale per FSHU.