Borell gjatë takimeve me Kurtin e Vuçiqin përkujton rusët të cilët angazhohen në Rusi për një vend demokratik

Prishtinë | 27 Shk 2023 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Në kohën sa po zhvillohet takimi në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq nën ndërmjetësimin e ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka postuar diçka krejt tjetër në Twitter.

Ai ka përkujtuar rusët të cilët angazhohen në Rusi për një vend demokratik e plural.

“Puna e patrembur e Boris #Nemtsov për demokracinë dhe pluralizmin politik në Rusi nuk harrohet, as denoncimi i tij për fillimin e agresionit rus kundër Ukrainës në 2014. BE-ja solidarizohet me ata rusë që mbrojnë lirinë dhe demokracinë pavarësisht rreziqeve të mëdha personale”, ka shkruar Borrell.

Në Bruksel po zhvillohet takimi i përbashkët sipas agjendës së Bashkimit Evropian.

Të ngjashme