Borell: Kosova e Serbia në cikël eskalimesh, Asociacioni kyç për normalizim

Prishtinë | 14 Sht 2023 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka thënë edhe pse është prezantuar formimi i asociacionit në maj nga ekipi menaxhues, që katër muaj ende nuk ka ndodhur formimi i tij.

Sipas tij, formimi i asociacionit është element kyç për normalizim, e për këtë arsye ai ka bërë thirrje që negociatat të fillojnë pa vonesë në kontekstin e përmbajtjes së marrëveshjes.

“Në maj, ekipi menaxhues prezantoi propozimin e tyre; propozimi për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe më shumë se katër muaj më vonë asgjë nuk ka ndodhur. Në vend të kësaj po kalojmë në një cikël tensionesh dhe eskalimesh të përditshme. U kthyem nga marrëveshjet në eskalime. Formimi i komunitetit të asociacionit është një obligim i vjetër i palëve dhe ka qenë gjithmonë një element kyç në procesin e normalizimit. Prandaj është kyçe që negociatat të fillojnë pa vonesë në kontekstin e përmbajtjes së marrëveshjes”.

“Nga ana ime, si ndërmjetësues dhe përfaqësuesi special i BEsë, Miroslav Lajcak, e kemi thënë disa herë tanimë se si procesi implementimit do duhej të dukej. Të dy palët kanë filluar nga anë të kundërta. Kryeministri Kurti donte aspektet politike të normalizimit në fillim përpara se të përfshihej në obligimet e tij. Njëri donte këtë të parën, edhe tjetri po ashtu këto aspekte të parat. Le të punojmë në mënyrë paralele, kjo është më e mira që ne mundemi të ofrojmë. Kjo është mënyra që e shohim një proces të balancuar në negociata”, tha ai.

Të ngjashme