Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borrell, sot gjatë vizitës në Beograd ka thënë se SHBA-të pavarësisht se janë një vend shumë i fuqishëm, nuk mund ta bëjnë Kosovën anëtare të OKB-së.
“Edhe gjatë vizitës time në Kosovë më kanë pyetur se sa i diskutueshëm është qëndrimi i SHBA-së ndaj Kosovës. Nuk është aspak i diskutueshëm. Washingtoni është shumë i fuqishëm, por ai nuk mund t’i ofrojë Kosovës një karrige në Kombet e Bashkuara”, ka thënë ai.
“Ka edhe vende të tjera të botës dhe jo vetëm vende evropiane. Vendet si Kina, Rusia apo India pyeten për këtë çështje. Mendoj se të gjithë e dinë se pa miratimin e Këshillit të Sigurimit, Kosova nuk do të jetë vend i njohur nga bashkësia ndërkombëtare”, shkruan Tanjug, njofton Klan Kosova.