“Borën e hoqa vetë nga Instagrami”, Atdheu flet për arsyen që fshihet pas këtij vendimi

Prishtinë | 22 Tet 2021 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Prej disa kohësh, në media po diskutohet për një lidhje të mundshme mes Bora Zemanit dhe Atdheut, ish-konkurrent i “Përputhen”. Këto thashetheme në fakt kanë ardhur pas pëlqimit që Atdheu shprehu hapur për Borën në një emision.

Ai madje ka thënë se dhe vajzën dëshironte ta quante “Nala” njësoj siç është shprehur Bora.

Së fundmi, Atdheu ka qenë i ftuar në emisionin “D-night” në Rtv Ora ku dhe është pyetur në lidhje me zërat që qarkullojnë lart e poshtë. Ai sqaroi se mes tyre nuk ka asgjë, madje as një marrëdhënie miqësie, por thjesht një raport ku në mes është respekti.

Në lidhje me arsyen pse Atdheu dhe Borën nuk ndiqen më në Instagram, ish-konkurrenti ka treguar se ka qenë ai që e ka hequr moderatoren nga ky rrjet social pasi siç thotë dhe ai ashtu e pa më të arsyeshme.

Dajana: Janë thashetheme që ke pasur një marrëdhënie me Bora Zemanin. Po apo jo ?
Atdheu: Jo, nuk është e vërtetë.
Dajana: Thjesht një marrëdhënie miqësore ?
Atdheu: S’është as marrëdhënie miqësore, s’është se kemi krijuar shoqëri aty. Kam respekt, kur rastisim flasim. Si je, a je mirë?
Dajana: Keni pasur ndonjë konflikt që jeni larguar? Jeni hequr nga rrjetet sociale.
Atdheu: E vërteta është që e hoqa unë, e hoqa dhe veten nga ajo, hoqa dhe atë për ti mbyll këto njëherë e mirë.
Dajana: E kuptoj!
Atdheu: Jo për ndonjë gjë tjetër, e hoqa unë vendosa ashtu, e pash më të arsyeshme.

Bora Zemani reagon për herë të parë për raportin e krijuar mes  ish-partnerit të saj, Donald Veshajt dhe Semi Jaupajt në “Big Brother VIP”
Atdhe Xharavina tregon të vërtetën e lidhjes me Bora Zemanin,  ish-konkurrenti i “Për'puthen” zbulon se… – Panorama Plus

Të ngjashme