Samiti i NATO-s që po mbahet në Madrid të Spanjës do t’i zhvillojë punimet sot dhe nesër. Në Samit do të marrin pjesë të gjithë liderët e Aleancës Veri Atlantike, përfshirë edhe presidentin e ShBA-së, Joe Biden.
Në një moment gjatë samitit, Biden është parë në disponim të mirë duke biseduar me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrin britanik, Boris Johnson.
Në videon e publikuara nëpër rrjete sociale, dëgjohet teksa Johnson i kujton rrënjët e tij turke duke thënë: ‘Çok güzel’.
Kujtojmë se, Johnson, kishte folur në lidhje me origjinën e tij turke në një intervistë të vitit 2005 për BBC.
“Gjyshi i babait tim ishte turk, unë e dua Turqinë, por pala ime turke është e dobët”, tha ai.