Kryeministri britanik Boris Johnson do t’i kthehet punës të hënën (27 prill, 2020).
Kështu ka bërë të ditur një zëdhënëse e Downin Street, e cila ka thënë se Johnson është shëruar tërësisht nga koronavirusi, shkruan Reuters.
Ai do ta marrë sërish nën kontroll Qeverinë e cila ndodhet nën presion të madh si pasojë e rënies ekonomike që është shkaktuar nga përhapja e koronavirusit.
Kujtojmë se në Britani të Madhe deri tani janë regjistruar 20,000 vdekje si pasojë e Covid-19.