Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell, ka mbërritur në Kosovë. Ai tashëm është takuar me presidentin e vendit Hashim Thaçi, raporton Ekonomia Online.
Në takim pritet të diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi, pavarësisht se ende nuk është formuar Qeveria e Kosovës.
Në këtë takim po merr pjesë edhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Pas Thaçit, Borreli do të zhvillojë një takim me partitë politike dhe deputetët.