Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka thënë se Bashkimi Evropian e dënon marrëveshjen e Rusisë dhe Bjellorusisë për vendosjen e kokave bërthamore ruse në territorin bjellorus.
Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se ku është një hap që do të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm.
“Bashkimi Evropian dënon marrëveshjen e Rusisë dhe Bjellorusisë për të lejuar vendosjen e kokave bërthamore ruse në territorin bjellorus. Ky është një hap që do të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm jashtëzakonisht të rrezikshëm”, shkroi Borrell.