Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se BE-ja nuk do të përfshihet në përshkallëzim të mëtejshëm të situatës, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, vendosi forcën e tij bërthamore në gjendje gatishmërie.
“Ne nuk do të vazhdojmë me këtë përshkallëzim”, tha Borrell për BBC-në, raporton Rel.
Rusia, me urdhrin e Putinit, ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Putin u tha të dielën shefave të tij të mbrojtjes se forca bërthamore duhet të vihet në gjendje gatishmërie, për shkak të “deklaratave agresive” të Perëndimit.