Borrelli: Kurti nuk e pranoi propozimin tonë, ndërsa Vuçiqi po

Prishtinë | 14 Sht 2023 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Josep Borrell, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur rreth mbarëvajtjes së takimit të nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Sipas Borrellit, Kurti nuk ka qenë i gatshëm që ta pranojë propozimin e bërë nga diplomatët evropianë, ndërsa Vuçiqi po.

“Palët kanë filluar nga anë të ndryshme. Propozimi ynë ishte që palët të punojnë paralelisht, ky ishte propozimi”, ka thënë Borrell.

“Sot u mundova që të gjej zgjidhje për rrugën përpara duke u bazuar në propozimin tonë. Fatkeqësisht, Kurti nuk ishte i gatshëm që të lëvizë përpara dhe të fillojë që ta themelojë Asociacionin. Ai insistoi me njohjen e Kosovës. Ndërsa Vuçiqi e ka pranuar propozimin tonë”, ka thënë ai.

“Sot kemi udhëhequr liderët e Kosovës dhe Serbisë për një takim tjetër dialogu të nivelit të lartë. Takimi ynë I fundit këtu në Bruksel ka qenë në qershor dhe ka qenë sa i përket krizës në veri të Kosovës, ndërsa këtë herë ne jemi fokusuar në implementimin e marrëveshjes së rrugëtimit të normalizimit, e që është kyçe për të dërguar procesin e normalizimit përpara”.

“Në takimin tonë në maj më është dashur tu bëjë thirrje palëve që të ecin nga negociatat në implementim dhe ky mesazh është tashmë edhe më i rëndësishëm, sepse ka kaluar një vit, një vit i plotë që prej kur kemi filluar bisedimet për marrëveshjen drejt normalizimit dhe kanë kaluar gjashtë muaj që prej kur u takuam në Ohër për ta finalizuar atë. Në Ohër të gjitha palët u zotuan që të përmbushin obligimet e tyre gjegjëse të përfshira në marrëveshje dhe në aneksin e saj, pra në marrëveshje dhe në aneksin e saj”, tha ai.

Të ngjashme