Borrell flet për propozimin: Në fakt është mbështetje franko-gjermane, palët nuk e refuzuan

Prishtinë | 14 Nën 2022 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se propozimin që e kanë prezantuar për Kosovën dhe Serbinë, të paktën nuk është refuzuar nga palët.

Megjithatë, ai shprehet se i ashtuquajtur franko-gjerman, propozimi është prezantuar nga ai dhe Miroslav Lajçak, përcjell klankosova.tv.

”Propozimi që kemi paraqitur; jam i lumtur të them se Franca dhe Gjermania kanë qenë shumë mbështetëse për këtë propozim”.

”Ky propozim i quajtur edhe franko-gjerman, në fakt është mbështetje franko-gjermane, por propozimi i paraqitur nga unë dhe Miroslav Lajçak është propozim që përpiqet të dalë nga kriza”.

”Dhe dy-tre vitet e fundit kam qenë vazhdimisht në menaxhimin e krizës. Nga kriza në tjetrën. Zgjidhje e krizës së djeshme dhe pritje për krizën e së nesërmes”.

”Të dyja palët nuk do të thosha se ishin dakord, por nuk e refuzuan propozimin. Nuk e refuzuan, e kjo për tani flet shumë”.

Të ngjashme