Borrell fton Kosovën dhe Serbinë me urgjencë në Bruksel: Duhet zgjidhje para datës 21 nëntor

Prishtinë | 14 Nën 2022 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, deklaroi se kryenegociatorët e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë janë ftuar në takim dhe sipas tij, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi pritet të mbërrijë që sonte në Bruksel.

Sipas tij, duhet të gjendet një zgjidhje para datës 21 nëntor, datë kur kjo do të fillojnë gjobat në veri për ata që nuk kanë targat RKS, ndërsa tha se është i hapur edhe për takim mes liderëve nëse ka përparim konkret në takimet mes kryenegociatorëve.

Borrell këto deklarata i bëri pas raportimit të tij në Këshillin e ministrave të Punëve të Jashtme të BE, ku theksoi se kriza aktuale në veri të Kosovës është më e rrezikshmja dhe më e rënda që nga viti 2013.

Reklama

“Të dyja palët duhet të tregojnë urgjentisht gatishmëri për të gjetur një zgjidhje për të ulur tensionet. Është e papranueshme që të injorohen detyrimet që vijnë nga dialogu”, tha Borrell.

Ai i kërkoi serbëve që të kthehen në institucionet e Republikës së Kosovës, ndërsa Qeverisë së Kosovës që të tregojnë fleksibilitet në çështjen e targave, ndërsa të punojnë drejt krijimit të Asociacionit të komunave më shumicë serbe.

Të ngjashme