Përfaqësuesi i Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, iu ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i rrisin përpjekjet e tyre për marrëveshje.
Pak para takimit me ministrat e Jashtëm në NATO-s, teksa po fliste për situatën në veri të vendit, Borrell ka thënë se së bashku me KFOR-in, EUELX-i do të ruanin stabilitetin në veri të Kosovës dhe në pjesën e kufirit me Serbinë.
“…Është i rëndësishëm bashkëpunimi me BE-në dhe NATO-n në veri të Kosovës, Misionin i EULEX-it dhe bashkëpunimi i fortë me KFOR-in duke ndihmuar në momentet e vështira. Ne do të vazhdojë të sigurojmë stabilitet në këtë pjesë të Kosovës (pjesën veriore) dhe kufirit me Serbinë. EULEX ka luajtur një rol të rëndësishëm me vite dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Por, ne iu bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë të rrisnin përpjekjet për marrëveshje…”, ka thënë Borrell.