Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell ka bërë thirrje urgjente për zgjedhje në katër komunat veriore.
Borrelli, tregoi mënyrën se si mund të kryhet zgjidhja që të mbahen këto zgjedhje.
“Sot u bëmë thirrje që të marrin masa në veri për të shtensionuar situatën. Duhet të ketë zgjedhje menjëherë, ne nuk mund të rrimë dhe të presim për krizat e tjera, duhet të ketë menjëherë zgjedhje”, u shpreh Borrell.
“Le të flasim për rrugën drejt zgjedhjeve, largimi i kryetarëve mund të bëhet ose me mbledhjen e nënshkrimeve, ose do të japin dorëheqje”,
Ai tregoi se ka marrë siguri nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, se serbët do të marrin pjesë në zgjedhje.
“Mozgjidhja do ta vonojë marrëveshjen, nga marsi patëm një marrëveshje të mirë, që siguron normalizimin dhe paraqet të mira për të dyja palët nëse do të arrihej marrëveshja”.
“Mënyra më e mirë është që të shpallen zgjedhje të reja në komunat veriore. Procedura tjetër, kërkimi i votave është proces që zgjatë shumë dhe që është aspak i sigurt. Në fund të ditës ata që vuajnë më së shumti nga paaftësia e liderëve të tyre për tu qëndruar besnikë proceseve janë vetë qytetarët. Nuk ka zgjidhje tjetër pos dialogut”, tha ai.