Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, është shprehur i lumtur që Ukraina ka çliruar pjesën më të madhe të rajonit të Kievit.
Përmes një postimi në Twitter, Borrell ka shprehur gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar Ukrainën në dokumentimin e krimeve të luftës, ndërsa ka bërë thirrje që të gjitha rastet të hetohen nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
“E përgëzoj Ukrainën për çlirimin e pjesës më të madhe të rajonit të Kievit. Jam i tronditur nga lajmet për mizoritë e kryera nga forcat ruse. BE-ja do ta ndihmojë Ukrainën në dokumentimin e krimeve të luftës”.
“Të gjitha rastet duhet të ndiqen, përkatësisht nga Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. BE do të vazhdojë mbështetjen e fortë për Ukrainën”, ka shkruar ai.