Shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell ka deklaruar se nuk do të shkojnë fare në pushim, para se të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi.
Borrell deklaroi se takimi i parë pritet të mbahet para muajit qershor, siç edhe janë dakoruar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
”Dialogu do të rifillojë para fundit të qershorit siç kemi rënë dakord me kryeministrin Kurti.Nuk ka lajme të reja. Që nga takimi i fundit që pata me Kurtin. Ata kanë nevojë për kohë për t’u përgatitur”, tha Borrell, në një konferencë për media.
Ai theksoi se duhet të ketë një takim për t’u ditur i gjithë informacioni i nevojshëm.
”Nuk mund të shkojmë në pushime, para se të rinisë dialogu.Ne duhet të kemi këtë takim. Shpresoj që ata të kenë të gjithë informacionin e nevojshëm. Dhe shpresoj që të vijnë në Bruksel të përgatitur mirë”, shtoi ai.
Duhet përkujtuar që ka pak ditë prej kur kryeministri Kurti qëndroi për një vizitë zyrtare në Bruksel.
Përgjatë kësaj vizite Kurti zhvilloi takime të shumta zyrtare, ku ndër të tjerash u diskutua edhe për dialogun Kosovë-Serbi.
Kurti vazhdon të deklarojë se dialogu nuk është në top-tri prioritete e tij qeverisëse, por që do të angazhohet edhe në këtë çështje.