Borrell sërish kritikon Izraelin që “nuk po i jep pesë pare” për vendimin e GjND-së

Prishtinë | 27 Maj 2024 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Izraeli po vazhdon veprimet ushtarake në Gazën jugore, pavarësisht një vendimi të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që i kërkon vendit të ndalojë menjëherë shtytjen e tij, tha këtë mëngjes shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Ai përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së, tha se vendimi i gjykatës botërore duhet të zbatohet, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Borrell tha se do të punojë drejt arritjes së një vendimi politik, për nisjen e një misioni të dedikuar të ndihmës të BE-së për pikën kufitare Rafah të njohur si EUBAM.

Të premten, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi Izraelin të përfundojë ofensivën e tij ushtarake në Rafah.

Gjykata e lartë e OKB-së tha gjithashtu se Izraeli duhet t’u japë hetuesve të krimeve të luftës qasje në Gaza.

Të ngjashme