Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka thënë se shtypi i lirë mundëson një shoqëri demokratike.
Këtë deklarim, Borrell e bëri përmes një postimi në Twitter, ku shtoi se shoqëria është më e fortë por edhe më gjithëpërfshirëse kur ekziston liria e shtypit.
Ai tutje tha se, BE përkrah të gjithë gazetarët në të gjithë botën dhe se BE do të vazhdojë të luftojë për lirinë e shtypit.
“Shtypi i lirë mundëson një shoqëri demokratike, më të fortë dhe gjithëpërfshirëse dhe është instrumental në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut. BE qëndron me gazetarët dhe punonjësit e medias në mbarë botën dhe do të vazhdojë të luftojë për lirinë e shtypit”, ka thënë Borrell.
"Russian forces are detaining, abducting or kidnapping and targeting journalists to prevent the world from hearing the truth. Those responsible will be held accountable." HR/VP @JosepBorrellF Declaration on behalf of the 🇪🇺 EU on #WorldPressFreedomDay https://t.co/oqD8F8NQXO
— European External Action Service – EEAS 🇪🇺 (@eu_eeas) May 3, 2022