Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka dënuar dhunën ndaj KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve.
Borrell përmes një postimi në Twitter ka kërkuar nga autoritetet kosovare dhe nga protestuesit serbë të de-eskalojnë situatën në veri të vendit.
“BE dënon dhunën tronditëse të sotme në Zveçan në termat më të ashpër të mundshëm. Veprat e dhunshme të kryera ndaj trupave të NATO-s, KFOR-it, mediave, civilëve dhe policisë, janë absolutisht të papranueshme”, ka shkruar ai në Twitter.
Tutje ai ka thënë se, BE kërkon de-përshkallëzimin e situatës menjëherë dhe pa kushte.
“BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që menjëherë dhe pa kushte të de-përshkallëzojnë situatën. Ne presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes dialogut”.
The EU urges Kosovo authorities and the protesters to immediately and unconditionally de-escalate the situation.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) May 29, 2023
We expect the Parties to act responsibly and find a political solution through the Dialogue immediately.
2/2