Shefi i lartë i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia duhet të tregojnë më shumë fleksibilitet pas zhvillimeve të fundit që janë duke ndodhur.
Ai, në një konferencë për media sot pas përfundimit të takimit me ministrat evropian, ka theksuar se BE-ja ka prezentuar një propozim para të dyja vendeve në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd.
“Mesazhi i Këshillit të Evropës është i qartë, ne kemi nevojë për progres të qartë, kemi paraqitur një propozim. Falënderoj Gjermaninë dhe Francën për mbështetjen e fuqishme të këtij propozimi”, ka thënë Borrell.
Borrell ka bërë sërish thirrje për fillimin e hapave të parë për Asociacionin e Komunave Serbe.
“Serbët e Kosovës duhet të kthehen në institucione, autoritetet e Kosovës duhet të tregojnë fleksibilitet në targa dhe të punojnë në zbatimin pa vonesë të Asocacionit të komunave me shumicë serbe, pa ndonjë vonesë, ka theksuar Borrell.