Borrell viziton këtë javë Kosovën dhe Serbinë

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë në fund të javës, konfirmoi zëdhënësi i tij, Peter Stano.

Stano tha se Borrell së pari do të shkojë në Prishtinë e pastaj në Beograd dhe se do të bëjë përpjekje për vazhdimin e dialogut midis dy vendeve.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve është ndërprerë qysh në fund të vitit 2018, kur Kosova u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia.

Të hënën, Borrell qëndroi në Berlin, ku zhvilloi takime me zyrtarë të lartë gjermanë.

Në BE, megjithatë, thanë se ai nuk planifikoi ndonjë takim me ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, i cili është duke punuar si i dërguar i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme