Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka dënuar dhunën e protestuesve serbë në Zvecan, ndaj KFOR-it, mediave, civilëve dhe policisë.
“BE-ja dënon dhunën tronditëse të sotme në #Zveçan në termat më të ashpër të mundshëm. Veprat e dhunshme të kryera ndaj trupave të NATO-KFOR, mediat, civilët dhe policia janë absolutisht të papranueshme”, ka thënë ai.
Tutje ai ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës dhe protestuesit që pa kushte ta qetësojnë situatën.
Ai ka thënë se pret që Kosova dhe Serbia, të gjejnë zgjidhje përmes dialogut.
“BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që menjëherë dhe pa kushte të de-eskalojnë situatën. Ne presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes Dialogut”, ka thënë ai.