Bosch: Kosova ishte e ledhatuara e ShBA-së e BE-së

Prishtinë | 27 Qer 2023 | 08:20 | Nga Ekonomia Online

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, në një intervistë për emisionin “Kallxo Përnime”, ka thënë se Kosova deri më tash ka qenë e ledhatuara e shteteve përendimore, veçanërisht e Shteteve të Bashkuara të Amerikës por edhe e Bashkimit Evropian në përgjithësi.

 Sipas tij duket që tash është një ndryshim tek SHBA-të dhe BE-ja.

 “…por duket se tani ka një ndryshim dhe ne, natyrisht, mund të hyjmë më në detaje të flasim për këtë ndryshim, por ky ndryshim, natyrisht, që është dramatik, është shumë dramatik dhe sigurisht, diçka duhet bërë sa më shpejt që të jetë e mundur për të ndryshuar këtë prirje” – thotë Bosch.

 Ai tutje është shprehur i habitur për gjendjen në të cilën Kosova është tani, duke e lënë fajtor kryesor për këtë, presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

 “Vuçiqi e ka shkelë marrëveshjen e Ohrit menjëherë pas arritjes së saj, sepse ai menjëherë filloi të thoshte që nuk do ta nënshkruajë, pra ai thoshte “nuk e bëjë atë, nuk e bëj këtë”, e kështu, dhe askush në fakt nuk tha asgjë për këtë punë, gjë që për mua natyrisht që ishte jashtëzakonisht e çuditshme, sepse për mua, marrëveshja e Ohrit, ishte një kompromis shumë, shumë i mirë me një situatë të favorshme për të dyja palët. Por menjëherë Vuçiqi tha “JO”, gjë që natyrisht e minoi të gjithë idenë dhe në atë kohë (të harxhuar). Unë mendoj se BE-ja duhet të kishte reaguar menjëherë shumë qartë se kjo është krejtësisht e papranueshme, por kurrë nuk dëgjova që e tha një gjë të tillë” kam dëgjuar asgjë rreth kësaj”, tha tutje ai.

Ndryshe më 30 maj 2023, SHBA ka përjashtuar Kosovën nga ushtrimi “Defender Europe ’23” si masë sanksionuese pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Të ngjashme