Gjatë një dalje para mediave, ish-ministri i punëve të brendshme, Ljube Boshkoski, nuk ka dashur të flet për lëndët ”Kampanja” dhe ”Rover”, por ka deklaruar se më shumë se gjysma e të burgosurve në Maqedoni, janë dënuar pa fakte.
Boshkoski ka thënë se është duke u angazhuar posaçërisht për një të burgosur nga Kosova, të quajtur, Florim Maloku, për të cilin deklaron se tash e 8 vjet është në burg për një vepër që nuk e ka kryer. Boshkoski ia kaluar 5 vite burg bashkë me Malokun.
Ai ka përmendur edhe kushtet e këqia në burgjet e Maqedonisë, duke u shprehur se duhet t’u ndihmohet drejtorive të burgjeve për t’i përmirësuar kushtet.