Bosnja do të mbajë Paradën e parë të Krenarisë

Prishtinë | 02 Pri 2019 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Parada e parë e Krenarisë do të mbahet në Sarajevë në shtator dhe do të mbledhë pjesëtarë të komunitetit lesbik, homoseksual, biseksual dhe transseksual nga e gjitha Bosnja dhe Hercegovina, bënë të ditur aktivistët dhe organizatorët.

“Bosnja do të mbajë më në fund marshimin e saj të krenarisë më 8 shtator në Sarajevë”, tha Branko Qullibrk, një nga organizatorët.

Ligji i Bosnjes në përgjithësi ndalon çdo diskriminim, por nuk i njeh të drejtat për çiftet homoseksuale.

Më 2008 dhe 2014, huliganë dhe islamistë radikalë kanë sulmuar disa ngjarje në Sarajevë, të cilat janë organizuar në mbështetje të komunitetit homoseksual.

Ngjarjet e tilla janë bërë tashmë më pak kontroverse në vendet fqinje të Bosnjës: Kroaci, Serbi, Kosovë dhe Mal të Zi.

Kosova e ka mbajtur Paradën e parë të Krenarisë në tetor të vitit 2017.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme