Bosnja dhe Hercegovina sot duhet të marrë 49,800 doza vaksinash kundër coronavirusit përmes mekanizmit COVAX. Ky do të jetë dorëzimi i parë përmes këtij mekanizmi global, por edhe më i madhi që nga fillimi i pandemisë.
Do të dorëzohen 26,400 doza të vaksinave AstraZeneca dhe 23,400 doza të Pfizerit. Kjo dërgesë në Aeroportin e Sarajevës duhet të bëhej dje, por është shtyrë për sot.
Aeroplani me vaksinat është planifikuar të mbërrijë në orën 22:55, raporton portali klix.ba.
Bosnje ka porositur 1.2 milion doza përmes COVAX-it dhe duhet të marrë 892,000 doza vaksinash nga Bashkimi Evropian.
Ndryshe, Kosova është ende në pritje të vaksinave të para, të cilat pritet të arrijnë përmes sistemit COVAX.