Bosnjë: I dyshuari për lidhje me ISIS ekstradohet në ShBA

Prishtinë | 31 Tet 2017 | 15:48 | Nga

Zyra e prokurorisë në Bosnjë dhe Hercegovinë thotë se një person i dyshuar për lidhje terroriste është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara.

Zyra e prokurorisë tha në një deklaratë më 31 tetor, se ky ishte një “operacion kompleks” për të gjetur të dyshuarin dhe për ta kapur atë para se të dorëzohet tek autoritetet e SHBA-së.

Deklarata nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

Gazeta boshnjake, Oslobodjenje raportoi se emri i të dyshuarit ishte Mirsad Kandiç, i lindur në Kosovë, një mbështetës i grupit ekstremist, Shtetit Islamik.

Gazeta online e lajmeve Zurnal, gjithashtu raportoi se Kandiç ishte i dyshuari dhe tha se ai ishte arrestuar në Sarajevë tre muaj më parë dhe është mbajtur nga autoritetetet deri në ekstradimin e tij.

Thuhet se Kandiç ka kaluar disa kohë në Raqqa, që njihet si bastion i grupit ekstremistm IS, dhe ka ndihmuar adoleshentin australian, Jake Bilardi, i njohur si Xhihadi Jake, të shkonte në territorin e IS, në vitin 2014-të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme