Disa persona janë lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një shkollë në Bosnjë e Hercegovinë.
I dyshuar raportohet se është një nxënës i mitur.
Rasti ka ndodhur në Llukavac afër Tuzllës.
Kjo u konfirmuar nga kryetari i kësaj komune Edin Deliq.
Deliq tha se nuk ka fëmijë të lënduar.
“Në mesin e tyre nuk ka fëmijë, prandaj kërkoj nga prindërit që mos të panikojnë. Autori është fëmijë i mitur dhe është arrestuar menjëherë. Një ditë e vështirë”, tha ai.