Boston Celtics kanë vazhduar me rezultatet pozitive në ndeshjen ndaj Atlanta Haëks duke triumfuar me rezultat 110-107, kurse diçka punë më të lehtë pati Golden State Warriors ndaj Miami Heat.
Golden State zgjeroi serinë e fitoreve duke triumfuar pa problem me 17 pikë epërsi, e ku shkëlqeu Draymond Gren me 18 pikë e 9 kërcime, pasuar nga Durant me 21 pikë e 8 kërcime dhe Stephen Curry me 16 pikë e 5 kërcime.
Bostoni në anën tjetër pati shumë probleme në udhëtim te Atlanta për të mbajtur serinë e fitoreve.
Një Kyrie Irving spektakolar me 35 pikë e 7 asistime dhe Jayson Tatum me 21 pikë e 8 kërcime ishin të pandalshëm në fitore bashkë me Al Horford që kontribuoi me double double prej 15 pikë e 10 kërcimesh.
Ndryshe, pas ndeshjeve të para Bostoni vazhdon të ketë serinë më të mirë prej 9 fitoreve rresht, duke mbajtur vendin e parë me 9 fitore dhe 2 humbje.
Në Konferencën Perëndimore ishte Houston Rockets që mban vendin e parë me tetë fitore, po aq sa ka edhe Golden State.
Golden State është kampion i sivjetmë në NBA.