Berlin, 2 maj – Për Leonardo da Vincin shkenca dhe arti ishin një. Në fakt, për atë gjithçka ishte bashkë. Ai ishte kureshtar dhe dëshironte ta kuptonte botën, kështu që e la që dija e tij në shkencë të depërtonte edhe në artin e tij. Kur ishte fëmijë, shikonte retë me një libër të vogël në dorë dhe shkruante për atë që shihte. Si i rritur, ai fshihte kufomat për të zgjeruar njohuritë e tij për kompozicionin e trupit, muskujt, eshtrat dhe proporcionet.
Leonardo u lind më 15 prill 1452 në Anchiano, në rrethinën e komunës së Vincit në Toskanë. Prindërit e tij, një noter dhe një vajzë 16-vjeçare, nuk ishin të martuar, kështu që Leonardo u rrit me gjyshin e tij. Ai e dashuronte vizatimin dhe kështu arriti të merrte një pozitë në studion e skulptorit të njohur Andrea del Verrocchio. Verrocchio realizoi të hyra nga familja Medici – tregtarët dhe bankierët që kontrolluan Firencën me fuqinë dhe paratë e tyre për shekuj.
Leonardo da Vinci arriti të futej në qarqet më të larta dhe u bë anëtar i asociacionit të artistëve në Fjorentinë, “Guild of St. Luke”. Ai në qetësi pikturonte portrete dhe imazhe të Madonnas, duke i mbajtur disa prej tyre në studion e tij për dekada të tëra e duke iu rikthyer disa herë. Njëra nga pikturat e tij është ndër më të famshmet punime të artit në botë, “Mona Lisa”, e cila ndodhet në Muzeun e Luvrit në Paris.
Gratë duket se kishin një lidhje të veçantë për piktorin, nëse e shikonin atë në një mënyrë të ëmbël apo të sigurt, por kjo ishte vetëm në pikturë. Në jetën e tij private ai ishte më shumë i interesuar për meshkuj.
Ai gjithashtu ishte kundër traditës që të pikturonte modelet që pozojnë, duke shikuar drejt dhe jo në profil, gjë që ishte e zakonshme në atë kohë.
Por sikur bota të përqendrohej vetëm te pikturat e tij, do t’i hynte në hak Leonardo da Vincit. Për një arsye, pasi pas vetes nuk ka edhe aq shumë piktura. Vetëm një duzinë e mirë i atribuohet qartësisht atij. Kësisoj, ai ka lënë prapa skica studimesh anatomie, kopje e shkrime të shkruara në pasqyrë, që nuk kanë të bëjnë fare me artin, sikur dizajne për tanke, avionë ose pajisje për zhytje. Ai gjithashtu ka konstruktuar ura dhe ka dizajnuar qytete të tëra, por shumica e ideve të tij nuk u realizuan kurrë.
Firence, Milanoja dhe Roma – kryeqendra të Renesancës ishin domeni i tij. Aty ai gjeti klientët e tij: familje të pasura, e në mesin e klientëve bënte pjesë edhe Papa. Më 1516, mbreti Francis I i Francës e ftoj atë në shtëpinë e tij, e pagoi mirë dhe i dha atij liri që të përkushtohej në projektet e tij. Një nga detyrat e tij ishte të organizonte festime të mahnitshme atje.
Gjeniu universal vdiq më 2 maj të vitit 1519 në Château Clos Lucé. Legjenda thotë se ai e dha frymën e fundit në duart e mbretit të Francës.
Një numër i madh ekspozitash në Evropë janë të fokusuara në jetën dhe veprën e Leonardo da Vincit. Muzeu i Luvrit në Paris do të shfaqë një retrospektivë veprash nga 24 tetori 2019 deri më 24 shkurt 2020. Kunsthalle e Hamburgut prej 5 qershorit deri më 19 qershor do të shpalosë vizatimet e tij që i ka në koleksionin e vet. Nga 24 maji deri më 13 tetor, 200 nga punimet e artistit do të ekspozohen në Buckingham Palace në Londër. Sigurisht dhe Italia do të organizojë një seri të eventeve për gjeniun e lindur në Toskanë, përderisa Milanoja është qendra qendrore e programit “Leonardo500″/ Deutsche Welle.