Bota aktualisht ka “deficit të çokollatës”, sipas disa raporteve. Kërkesa për kakao së shpejti do të jetë më e larta në histori, tani që blerës nga vendet në zhvillim po blejnë vazhdimisht e më shumë produkte të ëmbla, veçanërisht në vigjilje të festës së të dashuruarve, Shën Valentinit.
Por furnizimi është ngadalësuar për shkak të metodave të dobëta bujqësore dhe makinerive, ndërkohë që planeti ynë është duke pasur deficit, thotë autori i një raporti të quajtur “Shkatërrimi i çokollatës”.
Një konsumator tipik perëndimor ha 286 kubikë çokollatë në vit, ndërsa disa edhe më shumë se kaq, zbulojnë raportimet.
Për 286 kubikë çokollate, prodhuesit duhet të mbjellin 10 pemë kakao, për të prodhuar më pas kakaon dhe gjalpin, që janë përbërësit kryesorë për të prodhuar çokollatën.
Që nga viti 1990, më shumë se një miliard njerëz nga Kina, Indonezia, India, Brazili dhe nga ish-shtetet e Bashkimit Sovjetik kanë hyrë në tregun e kakaos. Me gjithë rritjen e kërkesës, furnizimi nuk është i mjaftueshëm, ndërsa rezervat janë duke mbaruar.
Hulumtuesi nga Londra, Doug Hawkins i firmës “Hardman Agribusiness”, thotë se prodhimi i kakaos është nën presion për shkak se metodat e fermave nuk kanë ndryshuar për qindra vjet.
“Pavarësisht se disa kanë ecur përpara me teknologji, më shumë se 90 për qind e prodhuesve janë duke përdorur ende metodat të cilat janë përdorur për qindra vjet me radhë. Ndërsa ne pritet të kemi mbi 100 mijë tonë deficit të çokollatës në vit, përgjatë pesë viteve të ardhshme”, tha ai.