Destabilizimi i Ballkanit është një nga qëllimet kryesore të politikës cariste Ruse. Si kontraktorë u angazhua politika shkatërruese e Aleksandar Vučić, i cili, veç në dy vitet e fundit e dërgoi gjashtë herë Milorad Dodik tek Vladimir Putin për të marrë direktiva të njëpasnjëshme.
I ashtuquajturi Parlamenti gjithëserb është tashmë rezultati, i cili nominalisht i referohet Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, por në fakt e përpunoi në detaje prishjen e saj. Kjo e urdhëruar shprehimisht nga Milorad Dodik. Gjithëçka e zbuluar plotësisht në ‘deklaratë’. Qëllimi nuk është vetëm “integrimi” i entitetit Serb në rajon, por krijimi i një shteti të zgjeruar Serb në Ballkan!. Hapat, hap-pas-hapi për t’a arritur këtë janë planifikuar saktësisht. Para së gjithash, është planifikuar të krijohet një strukturë institucionale për krijimin e; Këshilli Kombëtar i Popullit Serb si strukturë mbiqeveritare (pika 2 e deklaratës). Në atë strukturë, Kisha Serbe Ortodokse ka një vend të veçantë (pika 9). I ashtuquajturi Parlamenti gjithëserb, shprehu një kërcënim të hapur për të gjitha vendet e rajonit që përmes votimit mbështetën Rezolutën për Srebrenicën në OKB!. Ata mbrojnë hapur rishikimin e fakteve historike për gjenocidin e kryer dhe krimet e tjera të shumta të luftës që janë konfirmuar nga aktgjykimet e Gjykatave ndërkombëtare dhe atyre vendore; duke i përmendur edhe shtetet (19 sosh) që mohuan gjenocidin. Nën ekzaltimin nacionalist, i ashtuquajturi Parlamenti gjithëserb, pohon paturpësisht se Serbët, si popull i shumë mijëvjeçarëve, u sollën lirinë të gjithë kombeve Ballkanike (tek paragrafi 4 dhe 5 i preambulës). Deklarata përjashton mundësinë e besnikërisë së Serbëve ndaj vendeve të tjera në të cilat ata kanë jetuar me shekuj (pika 5). Për të përgatitur Republika Srpska për bashkim me Serbinë, i ashtuquajturi Parlamenti gjithëserb, kërkoi që asaj t’i kthehen të gjitha “kompetencat origjinale” dhe që votimi i entiteteve dhe mbrojtja e interesave kombëtare dhe të entiteteve të mos vihet në dyshim në asnjë rrethanë (pikat 22 dhe 23). I ashtuquajturi Parlamenti gjithëserb, insiston në neutralitetin ushtarak, duke u përpjekur të bllokojë rrugën për në NATO të shtetit të Bosne dhe Hercegovinës ndërsa Serbia të armatoset, përkundër Marrëveshjes së Dejtonit, (pika 28). Nuk bëhet fjalë vetëm për të mbështetur politikën separatiste të udhëheqjes së Serbisë, por për një plan për krijimin e një “Botë Serbe në Serbi të Madhe”, tregohet qartazi edhe nga kërkesat për krijimin e; një dite shteti, një flamuri, një steme dhe një himni (pikat 29 dhe 30). Një unifikim i tillë, për etninë Serbe në rajon është planifikuar edhe përmes programeve unike shkollore (pika 41), planifikimit unifikues të infrastrukturës, bujqësisë, unifikimit të të gjitha aktiviteteve ekonomike, deri në ndërtimin e hidrocentralit dhe aeroportit në Trebinjë (pikat 42 – 48). I ashtuquajturi Parlamenti gjithëserb, kërkon ruajtjen e miqësive historike (pika 26) dhe vetëm në pikën tjetër përmendet përcaktimi për rrugën Europiane, por me respekt të plotë të interesave kombëtare të popullit Serb. Ky është në fakt një qëndrim negativ ndaj integrimeve Europiane, sepse sipas definicionit, ato nënkuptojnë transferimin e akteve të sovranitetit, duke përfshirë edhe disa interesat kombëtare, tek institucionet e Unionit Europian. Ndërkaq, asgjë për planin e reformave gjatë rrugës, për pranimin e vlerave Europiane.
Serbia i interpreton Marrëveshjet Ndërkombëtare në mënyrë krejtësisht të shtrembëruar. Si nënshkruese e atyre marrëveshjeve, Serbia ka detyrimin parësor kontraktual ndërkombëtar për të respektuar sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politike të shteteve në rajon. Madje, Serbia, i jep vetes të drejtën për të monitoruar në mënyrë të përhershme proceset politike rajonale (paragrafi i fundit i preambulës). Këto dhe shumë argumente të tjera konfirmojnë se i ashtuquajturi Parlamenti gjithëserb, në tërësi përmbys marrëveshjet detyruese ndërkombëtare.
Këto janë vetëm disa thekse të projektit malinj të destabilizimit të Ballkanit, ku në kontekstin e ndryshuar ndërkombëtar – siç e planifikojnë – do të krijoheshin kushtet për realizimin e idesë së “Botë Serbe në Serbi të Madhe”.
Pas kaq shumë argumenteve dhe sfidave ndaj komunitetit ndërkombëtar, është koha që, para së gjithash, fuqitë e mëdha perëndimore, garantuesit e Marrëveshjeve, të nxjerrin një përgjigje vendimtare dhe të ndalojnë proceset e avancuara të destabilizimit dhe rrezikimit të paqes në Ballkan.
Çdo hezitim do të nënkuptonte inkurajimin e procesit të krijimit të një “Botë Serbe në Serbi të Madhe” apo marrjen e përgjegjësisë për konfliktet e mundshme.
Gjallërimi i Nacionalizmit Ekspansionist Serb i viteve 1990 sërish kërcënon Paqen.