Ka më pak se një muaj deri te fillimi i Kupës së Botës në futboll, ndërsa aty është një përfaqësuese në territorin e konfliktit Nagorno-Karabakh, që nuk ka me kë të luajë. Skuadra të përbërë nga lojtarë me etni armene në të vetëshpallurën Republikën e Artsakhut, ka fanella e këpucë dhe stërvitin pesë orë çdo javë në fushën artificiale në një distancë të shkurtër nga Stepanakerti, që është kryeqendra e territorit. Por vetëm kaq mund të shkojë përfaqësuesja.
“UEFA nuk na lë të marrim pjesë askund”, thotë mbrojtësi i Artsakhut, Aram Kostandyan, që dëshiron të inspirojë gjeneratat e reja të futbollistëve dhe t’u tregojë atyre pse po luajnë futboll, shkruan sot Koha Ditore.
Arsyet për mungesën e kundërshtarëve nuk kanë të bëjnë me atë sportive, por janë politike.
Regjioni Nagorno-Karabakh, siç njihet nga emri i saj ish-sovjetik, konsiderohet si pjesë e Azerbajxhanit fqinj nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa është me lokacion në veri të Iranit në regjionin e Kaukazit Jugor. Por që kur ka përfunduar lufta gjashtëvjeçare separatiste në vitin 1994, është kontrolluar nga forcat lokale etnike armene të mbështetura nga Armenia.