Popullsia botërore po rritet me shpejtësi të madhe. Sipas disa statistikave interesante të publikuara së fundmi, njerëzit në Tokë janë shtuar për gati 600 mijë vetëm gjatë dy ditëve të vitit 2018.
Momentalisht, sipas statistikave, popullsia globale mbërrin shifrën e 7.6 miliardë njerëzve, kurse vetëm sot – pra më 2 janar – në botë kanë lindur 200 mijë njerëz.
Në anën tjetër, vdekjet janë në numër më të ulët. Në vitin që sapo kemi hyrë, pra më 2018, vetëm gjatë dy ditëve kanë vdekur 240 mijë persona e vetëm sot këtë fat e kanë pasur 80 mijë sosh.
Në këtë video të shpërndarë nga faqja Anonymous në Facebook mund të shihni në kohë reale lëvizjet e numrit të popullsisë botërore, që e bën këtë video shumë interesante.
Megjithatë, numri real botëror i lindjeve dhe vdekjeve vlerësohet vështirë të llogaritet, ndërsa numrat në këtë video mund të jenë mesataret e nxjerra të secilës kategori.
https://www.facebook.com/anonews.co/videos/1958172527527630/