Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, përmes një publikimi në Facebook, ka prezantuar Buletinin e muajit mars rreth sektorit energjetik dhe termocentralit Kosova e Re.
Lluka tutje ka përmendur edhe temat e edicionit, shkruan EkonomiaOnline
Shkrimi i plot i Ministrit Lluka:
“Më poshtë është buletini për muajin mars (Shqip dhe Anglisht) që i është dërguar deputetëve të Republikës së Kosovës për t’i informuar rreth sektorit energjetik dhe termocentralit Kosova e Re.
Temat e këtij edicioni janë:
1. Tregu i përbashkët energjetik në mes Kosovës dhe Shqipërisë – rëndësia që ka në këtë sektor,
2. Trendet rajonale – Bosna dhe Hercegovina marrin dritën e gjelbërt që të ndërtojnë termocentral,
3. Kogjenerimi në Kosovë dhe rajon – ngrohtoret e qyteteve
4. Termocentrali Kosova e Re dhe standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian. Si plotësohen ato?”