Mesfushori i Fiorentinës, Edoardo Bove, ka folur publikisht për herë të parë që prej se u dërgua në spital pas një emergjence mjekësore gjatë ndeshjes së Serie A mes Fiorentinës dhe Interit.
Vetëm dy javë pas kolapsit shqetësues të 22-vjeçarit në minutën e 17-të të duelit mes Fiorentinës dhe Interit, Bove ka thënë që shpreson të na shohë së shpejti në fushë, përmes një postimi në Intasgram të hënën.
Bove u lirua nga spitali këtë të premte pasi iu vendos një defibrilator në zemrën e tij të mërkurën.
Reagimi i plotë i Edoardo Bove:
“Përshëndetje të gjithëve, unë kisha mundësinë të mendojë shumë gjatë këtyre ditëve të vështira. Teksa reagimi në rrjetet sociale nuk është në natyrën time, unë desha që të ndaj mendimet e mia pas diçkaje që më shqetësoi thellë”.
“Ngjarja e pakëndshme që ndodhi në ndeshjen Fiorentina-Inter më ka treguar mua më shumë se kurrë, që futbolli është më shumë se një lojë, kampionat apo karrierë”, ka thënë Bove.
“Futbolli është një komunitet, i lidhur me njerëzit që ndajnë të njëjtin pasion së bashku në momente gëzimi, zemërimi, zhgënjimi dhe dhimbje”.
“Është në këto momente që unë e kuptova sa i vërtetë është sporti, përtej rezultateve, garës apo rivalitetit. Ne jemi të gjithë të bashkuar”, përfundoi ai.